Klubi Futbollistik “Vëllaznimi” bëhet me autobus zyrtar
Klubi Futbollistik “Vëllaznimi” brenda pak ditësh do të prezantojë edhe autobusin zyrtar të klubit. Kjo është bërë e ditur në një postim në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook.
Më 18 Shkurt, skuadra gjakovare me këtë autobus do t’i drejtohet bregdetit shqiptar për përgatitje, derisa do t’i ketë edhe disa ndeshje miqësore në kuadër të këtyre përgatitjeve.
Mësohet se përgatitjet do të zhvillohen në Durrës të Shqipërisë, përkatëisht në një kompleks sportive tek Shkëmbi i Kajaves.
Ndryshe, kjo është hera e parë pas përfundimit të luftës, që klubi gjakovar ka një autobus të vetin zyrtar, të mbuluar e të dizajnuar eksluzivisht me logon e klubit.