.
Published On: Thu, Mar 9th, 2017

Klubi i hendbollit për femra “Shqiponja” organizoj Turneun ndërkombëtar

Share This
Tags

Klubi i hendbollit për femra Shqiponja nga Gjakova që ishte edhe organizatore ka fituar Turneun ndërkombëtar të hendbollit për femra që tradicionalisht mbahet me rastin e festave të marsit pasi në finale mbrëmë mposhti ekipin bullgar Etar me rezultat 29:23. Mysafiret e filluan shumë mirë takimin dhe avancuan edhe me 5 gola epërsi, porse sa më tepër që zhvillohej loja dilte në pah përgatitja më e mirë e vashave të Shqiponjës të cilat bindshëm ishin më të mira posaçërisht në pjesëlojën e dytë .Në fund të turneut u organizua ceremoni e ndarjes së shpërblimeve. Kupat dhe medaljet u ndan për tri ekipet fituese të vendeve të para: Shqiponja, Etar dhe Istogu që mposhti Nikshiqin e Malit të Zi me rezultat 19:17. Lojtarja më e mirë u shpall Valerina Malaj e Shqiponjës e po nga ky klub si golashënuesja më e mirë u shpall Albulena Kelmendi e cila në dy ndeshjet e turneut shënoi 20 gola. Portierja më e mirë u shpall Desislava Nikolova e ekipit bullgar Etar. Organizatori ndau edhe mirënjohje për gjithë ata që kontribuuan që turneu ndërkombëtarë të organizohet me sukses.