Komunë-MKRS-FFK, bisedime për të investuar në stadiumin e qytetit
Stadiumi i qytetit në Gjakovë është njëri ndër stadiumet me infrastrukturën më të dëmtuar në Kosovë, por institucionet qendrore nuk e kanë parë të arsyeshme të investojnë viteve të fundit.
Megjithatë, kjo mund të ndryshojë gjatë vitit të ardhshëm, nëse do të arrihet një marrëveshje mes Komunës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.
Zyrtarë komunalë thonë se i kanë dorëzuar kërkesën ministrisë për përmirësim të infrastrukturës dhe se janë në bisedime edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës për të gjetur një zgjidhje.
Në Komunën e Gjakovës besojnë se gjatë vitit të ardhshëm stadiumi do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni dhe në sezonin e ardhshëm klubi i futbollit Vëllaznimi do të ketë kushte më të mira./radiogjakova/