Kosova humb ndaj Bjellorusisë
Pas disfatës së mbrëmshme kundër Zvicrës, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll U21, ka pësuar edhe humbjen e dytë në turneun kualifikuese “Brazili 2015” që po mbahet në Gjakovë.
Kosova ka pësuar disfate kundër Bjellorusisë me rezultat 23-35, të shtunën në palestrën sporteve “Shan Nushi” në Gjakovë.
Hendbollistët e përfaqësues sonë në asnjë mënyrë dhe në asnjë moment nuk u treguan ekip i denjë për bjellorusët të cilat vazhdimisht e kontrolluan lojën në parket, por edhe në rezultat.
Ndonëse përfaqësuesja jonë bëri lojë më të mirë në pjesën e parë, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim më epërsinë e Bjellorusisë më pesë gola epërsi (10-15).
Ndërkohë, në pjesën e dytë, hendbollistët e Bjellorusisë u treguan skuadër edhe më e mirë, duke dominuar plotësisht kundër përfaqësues sonë, e cila në asnjë mënyrë nuk ia doli që të gjej formulën që të ndal lojën e mirë të bjellorusëve.
Përfundimisht Bjellorusia mund Kosovën më rezultat 23-35. Ky rezultat, por edhe disfata e mbrëmshme e përfaqësues sonë, tregon mëse miri se hendbolli ynë akoma është shumë larg hendbollit evropian e botërore. /KosovaPress/