.
Published On: Sun, Sep 10th, 2017

Kosova kërkon trajner, Kozniku: Unë, Cana e Hasi jemi gati

Share This
Tags

Albert Bunjaku i ka vetëm edhe 180 minuta në krye të Përfaqësueses së Kosovës.Largimi i tij nga kreu i bankinës së përfaqësueses tashmë është zyrtarziuar nga FFK. Sfidat ndaj Ukrainës dhe Islandës që luhen në muajin tetor, janë të fundit që drejtohen nga Bunajku.

FFK ka nisur të mendojë për pasardhësin e Bunjakut. Në opinion flitet për disa emra që mund të marrin ‘timonin’ e përfaqësueses sonë. Një ndër emrat e përfolur për të marr drejtimin e Kosovës është ish-futbollisti i famshëm, Ardian Kozniku.

Kozniku me prejardhje nga Gjakova, por që kulmin e karrierës së tij e kishte arritur me Kombëtaren e Kroacisë, në një intervistë për “KosovaPress”, është shprehur i gatshëm të marr drejtimin e përfaqësueses kosovare.

Ai thotë se edhe më parë ka bërë të ditur se është i gatshëm të drejtojë Kosovën, por sipas tij, kjo çështje nuk varët nga ai, por nga njerëzit që janë në krye të futbollit.

“E kam thënë se jam i gatshëm, jo veç unë, por janë edhe disa të tjerë, si Lorik Cana apo Besnik Hasi, mirëpo kjo nuk varet prej meje, por nga njerëzit që janë në krye”, ka thënë Kozniku.

Kozniku, i cili jeton në Kroaci, ka folur edhe për karrierën e tij futbollistike. Ai thotë se majat e karrierës i ka arritur me Kombëtaren e Kroacisë, por sipas tij, ai ka përfaqësuar edhe futbollin e Kosovës, pasi që në atë kohë Kosova nuk ishte pjesë e UEFA-së dhe FIFA-së.