.
Published On: Tue, Apr 3rd, 2018

Kupa, të mërkurën Vëllaznimi luan gjysmëfinalen e parë ndaj Drenicës

Share This
Tags

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e Vëllaznimit do të luajë prej orës 14:00 ndaj Drenicës në Skënderaj.

Kupa është trofeu i vetëm të cilën mund të fitojë ekipi gjakovar këtë vit dhe tifozët e duan patjetër.

Në kampin kuqezi thonë se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe janë të gatshëm për një javë shumë të rëndësishme.

Përpos ndeshjes për Kupë, Vëllaznimi luan kundër Drenicës edhe të dielën për kampionat. Dy fitore në këto dy takime do të ishin rezultate ideale për ekipin kuqezi që i afrohet objektivave të këtij sezoni.

Ndryshe, në gjysmëfinalen tjetër të Kupës, takohen Prishtina dhe Vushtrria. Ndeshjet e kthimit kur edhe përfundimisht do të dihen skuadrat finaliste do të luhen më 18 prill./radiogjakova/