Kuqezinjët e Jakovës i qëndrojnë besnik Shqipërisë
Gjakovë- Lejimi i miqësoreve ndërkombëtare për Kosoven nga ana e FIFA-s duket se nuk ka gëzuar edhe shumë tifozët gjakovarë. Megjithëse ata mbështesin përparimin e Federatës kosovare, ata i kanë premtuar besnikëri Kombëtares Shqiptare.
Sipas nënkryetarit të këtij tifo-grupi, Hekuran Dula, ata janë vetëm për një kombëtare, madje për atë kuqezi. “Ne do ta mbështesim inkuadrimin e Kosovës në FIFA por shqiptarët mund t’i përfaqësojë vetëm kombëtarja e Shqipërisë. Ne jemi për një kombëtare dhe ajo është kuqezi”, tha Dula.
Ai ka zbuluar se Kuqezinjët e Jakovës nuk do të mëbshtesin Kosoven në asnjë ndeshje. “Si tifoz të organizuar nuk do të jemi prezent në ndeshjet e Kosovës, pasi që ne jemi të përcaktuar të mbështesim vetëm Shqipërinë”, citohet Dula nga Zëri./radiogjakova/