Kuqezinjtë kërkojnë fitore ndaj Vllaznisë
Kuqezinjtë e Vëllaznimit rikthehen të luajnë përpara publikut gjakovarë këtë të diele.
Djemtë e Ismet Munishit do të kërkojnë fitoren e dytë në kampionat kur në ora 16:30 përballen me skuadrën e Vllaznisë së Pozharanit.
Miqtë vijnë në Gjakovë me synimet për të marrë pikët e para në elitën e futbollit kosovar, pasi në dy ndeshjet e para kanë pësuar humbje.
Në dy javët e para Vëllaznimi ka shënuar një fitore ndaj Lirisë dhe ka pësuar humbje në Drenicë.
Ismet Munishi do të mund të llogarisë edhe në dy lojtarët Dardan Rogova dhe Ardit Vokshit të cilët këtë javë u rikthyen nga lëndimet./radiogjakova/