Kur Ansambli i Shqipërisë vizitonte për herë të parë Gjakoven (VIDEO)
Në vitin e largët 1971 në kohen kur në Shqipëri dhe Kosovë ishin të instaluara sisteme të ashpëra sesa sot, Gjakoven për të paren herë po e vizitonin pjesëtarët e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve të Shqipërisë.
Në këtë video e cila është postuar në kanalin “Youtube” shihet atmosfera dhe mikpritja gjakovare për këtë Ansambël.
Sipas publicistit Shqiptar Oseku, i cili jeton dhe vepron në Suedi, vizita e Ansamblit kishte sjellur në Gjakovë qindra shqiptarë nga gjitha viset nën ish-Jugosllavi, te cilët gjakovarët nuk i lanë të flinin nëpër hotele duke i marrë nëpër shtëpitë e tyre.
“Qe thua ti, këtë ditë në Gjakovë ishin dyndur qindra shqiptarë nga tërë viset nën ish-Jugosllavi. Midis tyre ishin edhe dhjetëra dibrane nga Maqedonia shqiptare, me autobus special. Gjakovarët nuk e lanë asnjë mysafir të flinte në hotel. Kishin ardhur nga larg per nje arome Shqipërie, ishin zogj të një mallengjimi. Dhe të gjithë do të flinin me familjet tona, me ç’na kish qëlluar në sofer: bukë e kripë e zemër”, kujton Oseku në proflin e tij në “Facebook”.
Ai gjithashtu shton se njeriu i cili u strehua në familjen e tij, më pas u bë edhe kumbara i tij. “Neve na ra fat te na binte hise Mehdi Haxhirexha, Diu, një burre fjaleambel e i kulturuar, te mos e vrash per gjak. Ca kohë më vone, kur ansambli vizitoi Dibren, dibranet bujare e kthyen nderin me oke. Dhe Diu m’i muar floket, e u be kumbara im”, mbyll historine Shqiptar Oseku./radiogjakova/