Kusari-Lila: Nën qeverisjen time Gjakova më e zhvilluar ekonomikisht
Gjakovë- Aleanca Kosova e Re ka bërë hapjen e fushatës elektorale në Gjakovë me prezantimin e kandidates për kryetare Mimoza Kusari-Lila dhe kandidatëve për Asamble komunale.
Në sallen e stërmbushur të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” dhe me pjesëmarrjen e figurave më të larta të AKR-së, Mimoza Kusari-Lila tha se është rikthyer në Gjakovë për të vazhduar rrugën që e nisi në 2009-ën.
“Ne kemi motivin, kemi besimin dhe qëllimin e pastër. Unë ju premtoj që gjatë qeverisjes sime Gjakova do të jetë një vend më i zhvilluar ekonomikisht dhe me shkallë më të rritur të punësimit”, ka thënë ndër të tjera Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se këto zgjedhje do të japin forcën e shembullit dhe jo shembullin e forcës. Duke ju referuar partisë rivale ka thënë se “ata janë sëmundja e Gjakovës së cilës ia kemi gjetur ilaqin”. “Ilaqi për ta është vota juaj e lirë dhe kësaj rradhe e mbrojtur më shumë se kurrë më parë”, ka theksuar ish-ministrja e MTI-së.
Kusari-Lila ka folur dhe për siç e ka quajtur ajo “përçarjet artificial të futura qëllimshëm për të arritur te parimi përqaj e sundo”, ndërsa ka përmendur sketorët një nga një të cilave ajo ju ka dhënë prioritet.
Ajo Gjakovën e ka quajtur “ar të mbuluar me pluhur”. “Jemi të vetdijshëm se pluhuri na ka kapluar, por Gjakova ime, është koha të ngritemi, të fshijmë pluhurin, të drejtojmë trupin dhe të ecim me kokën lartë sepse dhe ari i mbuluar me pluhur është ende ar dhe ka vlerën e njejtë”, ka shtuar kandidatja e AKR-së.
Mbështetje të madhe në emrin e tij dhe të partisë për Mimozën ka dhënë kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli. Ai ka thënë se është e vështirë për të ta shoh Gjakovën në këtë gjendje ku është sot, sipas tij, të shkatërruar.
Duke përmendur sukseset e saj në krye të MTI-së, Pacolli tha se Mimoza ka kapacitetet intelektuale për të ngritur Gjakovën edhe njëherë e për t’i dhënë shkëlqimin e merituar.
Aktiviteti hapes i AKR-së filloi më një video të përgatitur nga të rinjët e kësaj partie në Gjakovë në të cilen shfaqeshin problemet kryesore të qytetit dhe në fund ka vazhduar me një program artistik./radiogjakova/