.
Published On: Sun, Feb 1st, 2015

Kuzhina kosovare së shpejti në Portugali

Share This
Tags

perparim-babalijaKuzhinieri i njohur gjakovar, Përparim Babalija tashmë që një vit ka sjellë në Gjakovë përfaqësinë e organizatës më të madhe të gastronomies “Aregala” që promovon traditat e kuzhinës së kombeve të ndryshme si dhe vlerat kulturore, turistike, shoqërore, filantropike, arsimore dhe historike.

Një prej sukseseve të kuzhinës moderne kosovare u prezantua në Tampere, gjatë vitit 2014, ku Babalija përgatiti ushqim nga kuzhina kosovare.

Një prezantim kaq dinjitoz pritet edhe këtë vit, në një shtet iberik, atë të Portugalisë. Presidenti i Aregala Kosova, Përparim Babalija thotë se Kosova edhe këtë herë do lërë “pa mend” shijuesit e gastronomisë kosovare në mbarë botë./radiogjakova/