.
Published On: Mon, Apr 14th, 2014

KZJ: Të përsëritet ndeshja Llapi-Vëllaznimi

Share This
Tags

kuqe-jakGjakovë- “Kuqezinjët e Jakovës” kanë reaguar pas ndeshjes Llapi-Vëllaznimi, për shkak të trajtimit jo të mirë të futbollistëve dhe sjelljeve tendencioze nga ana e gjyqtarit të ndeshjes, për çka, sipas tyre, ndikoi në humbjen e Vëllaznimit.

Përmes një deklarate për medie ata kanë kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që ndeshja të përsëritet në një teren neutral, pasi të shtunën gjithçka kishte vetëm futboll jo. Më poshtë po e publikojmë reagimin të plotë./radiogjakova/

Se deri kurdo te lejohen skandale te tilla dhe aspak sportive si kjo e fundit dje ne Podujeve një zot e din dhe me siguri deri atëherë kur këta njerëz janë ne krye te futbollit te Kosovës! Ajo çka ndodhi në ndeshjen Llapi – Vëllaznimi është turpi i radhës që ndodhë në stadiumet e Kosovës.

Gjithçka e karakterizoj këtë takim përveç futbollit, pra ekipi ‘mikpritës’ përdori dhunën, grushtet, shkelma nga më i vogli deri te më i madhi!!! E tërë kjo sikur nuk I mjaftoj gjyqtarit i cili qe nga fillimi i ndeshjes ishte tendencioz dhe kishte qëllim të pastër mos referimin e ndeshjes në mënyrë të drejtë, pra gjyqtari kryesor nuk ndau drejtësi, duke filluar nga ndëshkimet e tepërta, lejimin e ofsjadeve , penalltinë pa ekzistuar fare e shumë raste tjera.

Si tifozë jemi shumë të indinjuar, edhe pse ne jemi shume te zjarrtë në tribuna, por ekipin kundërshtar kurrë nuk e prekem në dhomat e zhveshjesh, pavarësisht rezultatit e cila shume here është dëshmuar. Ne Kuqezinjet e Jakovës kërkojmë nga Federata e Futbollit te Kosovës (FFK) që të analizojë mirë këtë ngjarje në këtë ndeshje dhe të ripërsërisë këtë ndeshje në një fushë tjetër neutral, dhe që të ketë vërtetë drejtësi dhe më i miri le të fitojë.

Në të kundërtën nëse nuk merren masa ndëshkuese ndaj KF Llapi atëherë federata merr shume barrë të rëndë mbi vete dhe njëkohesisht stimulon trazira, dhune, jo drejtësi dhe anarki nëpër stadiumet tona në të ardhmen. Është koha e fundit që parimet sportive të vendosen përpara të gjithëve, njëherë e përgjithmonë, përndryshe nuk duhet kërkuar me ngulm pranimin ne organizma ndërkombëtar të futbollit sepse nuk po tregojmë as me te voglin angazhim dhe përgjegjësi në futbollin e Kosovës. Ne Podujeve gjithçka kishte, por futboll aspak!