.
Published On: Thu, Oct 3rd, 2013

Lekaj takon veteranët e luftës

Share This
Tags

lekaj-veteranetGjakovë- Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, ka zhvilluar një takim me kreun e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së. Me këte rast, kryetari i degës së AAK-së, dhe kandidati i këtij subjekti politikë për kryetar të komunës, Pal Lekaj, ka njoftuar të pranishmit me angazhimin e kreut komunal për kategorinë e veteranëve të luftës së fundit.

Sipas Lekës, përkundër mungesës së vijës buxhetore, komuna e Gjakovës ka qenë e angazhuar në mënyrë të vazhdueshëm në përkrahje të veteranëve të luftës. Ai ka veçuar sistemimin e veteranëve dhe familjarëve të dëshmorëve në banesat kolektive në Gjakovë, si dhe dhënien në shfrytëzim  të banesave pronë të komunës.

Kryetari Lekaj ka përmendur edhe angazhimin në ngritjen e lapidarëve për dëshmorët e UÇK-së. Në anën tjetër, kryetari i Organizatës  së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjakovës, Sadri Hoxha, ka kërkuar një angazhim më të madh në strehimin e kësaj kategorie të qytetarëve si dhe një investim më të madh në ngritjen e lapidarit në qendër të qytetit, kërkesë kjo nga viti 2006.

Lidhur me këtë ka folur kandidati për asamblenë komunale në Gjakovë, ish komandanti i UÇK-së, Lah Brahimaj, i cili ka veçuar punën e bërë në këtë drejtim në fshatin Jabllanicë./radiogjakova/