Liburni bën historinë, kualifikohet në fazën tjetër të Futsal Cup
Liburni është kualifikuar në fazën tjetër të UEFA Futsal Cup pas barazimit 3-3 në ndeshjen tjetër të Grupit B atë në mes të Differdange dhe Vytis.
Klubi gjakovar i futsallit arriti të sigurojë vendin e parë në grup ende pa luajtur ndeshjen e tretë dhe kështu të kualifikohet në “raudin kryesor”. Garat për këtë fazë do të luhen nga data 10 deri më 15 tetor në Kroaci.
Trajneri Bekim Bytyqi u shpreh tejet i lumtur për këtë sukses duke thënë se puna e madhe tashmë është shpërblyer.
“Ju e dini se kemi punuar shumë në Gjakovë, në temperature të larta, prandaj jam shumë i lumtur për këtë sukses. Në ndeshjen e parë kemi pas përballë një kundërshtar shumë të fortë, Vytis që ka pas në përbëje lojtarë brazilianë, por me një mbrojtje të fortë ia kemi dalë. Ndërsa në ndeshjen e dytë ndaj Titogradit kemi dominuar”. U shpreh Bytyqi.
Po kaq i lumtur u shpreh edhe Valon Kasapi që uroi dhe falënderoi të gjithë bashkëlojtarët dhe tifozët për këtë sukses./radiogjakova/