Liburni fiton miqësoren ndaj Shkupit
Ekipi i futsallit Liburni fitoi 5-3 miqësoren ndaj Shkupit që u luajt në Palestrën e Sportit “Shani Nushi”.
Golashënues për skuadrën gjakovare ishin Alaj, Brovina, Kasapi, Selmanaj dhe Dobroshi.
Kjo ndeshje shërbeu për të dyja skuadrat për parë nivelin e përgatitjeve para se të nisin garat europiane në UEFA Futsal Cup.
Liburni dhe Shkupi mund të zhvillojnë edhe një tjetër miqësore në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme, por kësaj radhe në kryeqytetin e Maqedonisë./radiogjakova/