.
Published On: Sat, Jun 24th, 2017

Liburni kërkon të përforcohet për Europë

Share This
Tags

Klubi i futsallit Liburni kërkon të përforcohet para ndeshjes së parë në garat europiane.

Kryetari i klubit, Abaz Beqa, ka pranuar se janë në bisedime me lojtarin Armend Ibrahimi që aktualisht luan në Çeki. Sipas Beqës, Liburni ka një skuadër cilësore dhe nuk mendon se do të ketë më shumë prurje në ekip.

Sipas tij, gjërat do të ndryshojnë në rast se Liburni arrin të kalojë raudin e parë të UEFA Futsal Cup, për të cilën gjë Beqa është shumë optimist.

Ndryshe, më 6 korrik në Nyon të Zvicrës hidhet shorti ku skuadra gjakovare do të mësojë emrin e kundërshtarit në garën europiane, ndërsa të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe zyrtarët e Liburnit.