.
Published On: Sun, Jan 19th, 2014

Liburni largon trajnerin dhe pesë lojtarë

Share This
Tags

tifozet-liburnGjakovë- Klubi më i trofeshëm vitet e fundit në Gjakovë, Liburn ka filluar stërvitjet për pjesen pranverore të garave në futsall. Mirëpo, në ekip ka pasur ndryshime të mëdha.

Nga Liburni janë larguar trajneri Luan Kozniku dhe lojtarët Artan Lama, Veton Doli, Arber Zhubi, Etnor Qela dhe Shpëtim Duraku. Nuk dihen arsyet e këtyre ndërrimeve në shtabin teknik dhe në përbërjen e lojtarëve, pavarësisht se rezultatet nuk kanë munguar.

Duke shfyrtëzuar rrjetin social “Facebook”, ish-lojtari i Liburnit, Artan Lama ka falenderuar tifozët për mbështetjen, por ka shprehur idninjaten për, sic ka thënë ai, “mënyren si se janë larguar” ata. Reagime ka pasur edhe tek profili i klubit, ku tifozët kanë kërkuar arsyet e këtyre largimeve.

Në krye të shtabit teknik, Kozniku është zëvendësuar nga Beri Lota, ish-trajner i Gjakovës dhe ndihmës trajner i Vëllaznimit, ndërsa nga ekipi i juniorëve, Liburni ka “rekrutuar” katër lojtarë tjerë të cilët janë: Ardit Xhoka, Arbi Mala, Vullnet Doli dhe Taulant Vataj./radiogjakova/