.
Published On: Sat, Nov 16th, 2013

Liburni “shkel” Mitrovicen

Share This
Tags

liburni-feniksiGjakovë- Në vazhdën e  garave në kampionatin e Superligës së Kosovës në futsall, Liburni u përball me Mitrovicën dhe shënoi fitore të lartë 15 me 3.

Cilësia e lojtarëve të Liburnit ishte dukshëm më e madhe që u reflektua nga minutat e para të ndeshjes kur avantazhi shumë shpejtë rritej për t’u përmbyllur pjesëloja e parë me 7 me 1.

Adhuruesit e futbollit të vogël në Gjakovë të premten në mbrëmje në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”, pas një viti për shkak të rinovimit, patën mundësi të  përcjellin aksione ekzibicionale të futbollistëve të Liburnit, skuadrës më të trofeshme në qytetin tonë./radiogjakova/