.
Published On: Sat, Jul 29th, 2017

Lojë e mirë dhe fitore, Vëllaznimi jep sinjale pozitive ndaj Trepçës ’89

Share This
Tags

Vëllaznimi zhvilloi edhe ndeshjen e katërt miqësore në Gjakovë. Kuqezinjtë arritën të mposhtin kampionët e Trepçës ’89 falë një loje të mirë me rezultat 2-1.

Falë golave të Jeton Dushit nga gjuajtja e lirë dhe Egzon Gashit, Vëllaznimi shkoi në pushimin mes dy pjesëve me epërsi prej dy golash.

Miqtë nga Mitrovica arritën të shënonin një gol, por asnjëherë nuk e rrezikuan fitoren e kuqezinjve.

Gjithsesi fitorja nuk vlen sa paraqitja e mirë e lojtarëve në fushë e cila shton optimizmin e tifozërisë gjakovare përpara nisjes së Superligës së Kosovës./radiogjakova/