.
Published On: Tue, Jun 27th, 2017

“Me Lalin”, të shtunën “shtrohet” sofra e Gjakovës

Share This
Tags

Pas dhjetëra emisionesh, qindra të ftuarish nga mbarë trojet shqiptare dhe mijëra e mijëra dëgjues nga e gjithë bota, emisioni “Me Lalin” ka mbyllur sezonin e tij të parë dhe shumë të suksesshëm në Radio Gjakovë.

Emisioni i së hënës mbrëma përpos që pati dëgjueshmëri të lartë në valën 100Mhz, përmes portalit radiogjakova.info apo aplikacioneve të dedikuara për pajisjet e mençura, shënoi rekorde edhe në Facebook.

Për herë të parë, Radio Gjakova testoi me sukses transmetimin edhe livestream të një emisioni. Dëgjuesit u shndërruan edhe në shikues, ndërsa ishin shumë aktivë përmes komenteve apo mesazheve.

Për të shënuar këtë sukses, stafi i emisionit “Me Lalin” dhe Radio Gjakova kanë menduar që të shtunën mbrëma të shtrojë sofrën tradicionale të Gjakovës me këngëtarët si Visar Peja, Ardian Këpuska, Artan Bakija, Jeton Cërmjani dhe Valon Kumnova , të shoqëruar nga orkestra e udhëhequr nga Shkëlqim Rraci.

Për detaje të tjera në lidhje me këtë emision special, do t’ju njoftojmë ditët në vazhdim./radiogjakova/