Mimoza Kusari Lila viziton zyrat e reja të klubit të futbollit Vëllaznimi
Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari Lila, ka vizituar sot zyrat e reja të klubit të futbollit Vëllaznimi, ambient ky që është promovuar ditë më parë. Duke dhënë mbështetjen e saj dhe të Komunës Kusari Lila, është shprehur se përgjatë këtyre dy viteve është ballafaquar me të mira dhe vështirësi që e kanë përcjelle klubin.
“Nga kryesia e re vërehet një organizim më i mirë, andaj shpresoj që me një menaxhim të mirëfilltë të klubit edhe rezultatet do jenë të pashmangshme. Besoj që së pari KF “Vëllaznimi”, do arrij të rikthehet në super ligë dhe me hapa të sigurte të rikthejë shpresën te sportdashësit për rezultate të mira dhe rangim në majat e super ligës”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari-Lila.
Shkelzen Gashi, kryetar i Kryesisë së KF “Vëllaznimi” është zotuar se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim të duhur dhe se thellësisht beson qe klubin do të shpiejnë përpara me rezultate.Gjatë kësaj vizite, Kryetarja Mimoza Kusari Lila, ka vendosur firmën e parë duke u nënshkruar në muralin e zyrave të reja të Vëllaznimit, e duke e pranuar si dhuratë fanellën e Vëllaznimit.