.
Published On: Mon, Oct 7th, 2013

Mimoza në treg, ja bartë specat një qytetari

Share This
Tags

mimoza-karrocaGjakovë- Mimoza Kusari – Lila ka vizituar tregun e Gjakovës me ç’rast është njohur nga afër me problemet që ballafaqohen shitësit lokal. Por, para kësaj ajo nuk ka hezituar që një qytetari të Gjakovës t’ia bartë me karrocë produktet e blera nga tregu i qytetit deri tek makina e tij, një distancë kjo edhe aq e afërt.

Me këtë rast Kusari-Lila u shpreh se këtë e bëri në shenjë solidarizimi dhe respekti për gjithë ata fëmijë që braktisin shkollën për të punuar e kështu për të siguruar një kafshatë bukë.

“Është tepër e rëndë për një shoqëri që synon të zhvillohet dhe të jetë një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë që të shohësh fëmijë që prej moshës shumë të hershme humbin mësimin dhe punojnë në treg. Në synojmë që prej fillimit ta kemi planin e veçantë social për kategoritë e veçanta dhe për inkuadrimin e fëmijëve në aktivitete tjera që u përkasin atyre”, tha Kusari – Lila.

Pasi ju rikthye problemit të tregut dhe nevojat për të investuar në bujqësim zv/presidentja e AKR-së, tha se menaxhimi i ambienteve të tregut është përgjegjvsi komunale. “Tregu në komunën e Gjakovës përgjithësisht është kaotik dhe nuk është i rregulluar . Duhet të jetë një formë krejtësisht tjetër edhe në vendosjen e pikave të shitjes, rregullimit të tyre, duhet ta ketë një infrastrukturë të mirëfilltë. Me një kontroll më të mirë me një kontroll të mirëfillt kjo mund të arrihet shumë lehtë”, ka thënë ajo.

Kusari – Lila ka premtuar se me ardhjen në pushtet, do të përkujdeset që për shitësit të ofrojë dhe të krijojë kushte shumë më të mira të shitjes, qëndrimit në treg, transportit e të tjera./radiogjakova/