.
Published On: Wed, Aug 2nd, 2017

Miqësore, Prishtina shumë e fortë për Vëllaznimin

Share This
Tags

Skuadra e Vëllaznimit u mposht 0-1 në miqësoren ndaj Prishtinës që u luajt në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Në praninë e 1 mijë shikuesve ndeshjen e vendosi Liridon Fetahaj që shënoi golin e vetëm në minutën e 20.

Ekipi nga kryeqyteti ishte më superior në fushë, kjo edhe si fryt i përgatitjeve më të zgjatura në kohë.

Në pjesën e parë, Bozhoviç ishte i pafat kur shtylla dhe traversa i mohon në dy raste golin.

Rastin më të mirë për Vëllaznimin e kishte Dardan Rogova, por portieri i Prishtinës, Muqiqi, reagoi si duhet./radiogjakova/