.
Published On: Sun, Sep 22nd, 2013

“Muhalifet” e Gjakovës, versionet e reja të këngëve popullore

Share This
Tags
ideal-ismet

Ideal Kushumlia me këngëtarin e tij të preferuar Ismet Peja

Mbrenda pak ditësh ai diplomon për “Banka dhe financa” në Universitetin e Prishtinës, është një adhurues i rock muzikës ndërsa Ismet Peja është i vetmi person jofinlandez që e pëlqen. Jeton në Gjakovë por në profilin e tij në Facebook shkruan se vepron në Finalnd, e për këtë ka një arsyetim.

Ideal Kurshumlia thotë se ka lexuar një libër, “The Secret” të Rhonda Byrne ku sipas ligjit të tërheqjes për të realizuar një gjë duhet ta ndjesh dhe ta jetosh çdo ditë e për të realizuar një gjë të tillë, të jetojë në Finland, e ka nxjerrë dhe në facebook se gjoja jeton në këtë shtet.

Po të kishte degë Partia e Fortë në Gjakovë ai do të ishte një kandidat i mundshëm për kryetar të fortë. Por arsyeja pse shkruajmë për të është diçka tjetër. Ai ka marrë “një peshë të rëndë” mbi supe që këngët e vjetra të mos i shkelë “rrota e teknologjisë” dhe të harrohen.

Prandaj, ai ka vendosur që të sjell versionet e përpunuara të disa këngëvë popullore, ndryshime ne tekste, ku disa fjalë janë ndërruar me terma të rrjeteve sociale, kryesisht facebook-ut. Sipas shokëve të tij, Ideali është nja nga “kultivuesit” më të mëdhenj të “muhalifeve” të Gjakovës.

Më poshtë po ju sjellim tekstet e “përpunuara”, pa ndërhyrje gjuhësore, që vetem përdoruesit e rrjeteve sociale do ta dinë ta kuptojnë më mirë.

“Dola në penxhere”

Dola ne facebook-e, photo-n kur ta pash
ta qova ni like o moj vash, mashallah te thash
mashalla te thash, chat-i so kam punon
o my buddy vogel, met fol so ka bon

En my profile du me shku, comment du met shkru
O my buddy vogel, spe di ni photo a me ta qu
Me ta qu ta qoj, po me ta bo tagg nuk di
O Mark zuckerbergi vogel shka boj une pa ty
offf offffffff – elifff eliiiiiiiiiiiiif

“Dy dele 300 pare & M’kan thanë shoqet mbrëmë”

Dy Like, dy like 300 pare
Qu zukenberg, qu zukenberg hy ne valle
Merre poken, merre poken dor per dore
O sa fort ju paska hije, o sa fort ju paska hije
Si komenti, si komenti ne tepsije

Mimroma, Mirmroma i zoti i facebookit
A ki status, A ki status me na qite
Sa ka walli, Sa ka walli uj e rane
Krejt friendsat i qoj, krejt friendsat i qoj ne kam’e

Mirmroma, Mirmroma e zoja e facebookit
A ke foto cullak, a ke foto cullak me na qite
Sa ka profili, sa ka profili uj e rane
krejt news feeds-in, krejt news feeds-in e qoj ne kam’e

M’kan thon friendsat mrame, bonja moj bonja plakut add-e
M’kan thon friendsat mrame, bonja moj bonja plakut add-e
O ju thaft goja mori shoqe pse ja bona plakut add-e, tu e pas qunin e
O ju thaft goja mori shoqe pse ja bona plakut add-e, tu e pas qunin e

Jubububu jarnane, oh jububu jarnane hajt te lumshin liket e, hajt te lumshin liket e
Bojim chat me gocat e, bojim chat me gocat e
Si poket shqiptare, mat mira ashiqare

M’kan thon shoqet mrame e, prano moj prano friend requestin e qunit e
M’kan thon shoqet mrame e, prano moj prano friend requestin e qunit e
O ju lumt goja mori shoqe sa ma boni unfriend quni e, quni gush pellumi e
O ju lumt goja mori shoqe sa ma boni unfriend quni e, quni gush pellumi e

Jubububu jarnane, oh jububu jarnane, hajt te lumshin komentet e, hajt te lumshin komentet
Bojim block me gocat e, bojim… block me gocat e
Shih gocat shqiptare bukur dalin n’baj-e,
shih gocat shqiptare… sa bukur dalin en n’baj-eee

“Sillu, sillu botë e vjetër”

Sillu Sillu poke e vjeter, ty tka beku perendija
facebooki o nji nuk ka tjeter, e perdorin krejt njerezia
facebooki o nji nuk ka tjeter, e perdorin krejt shiptaria

Ka disa foto e disa statusa, kemi pas Like te rane
Tash do ti kallxoj gjithkujne, Zukenbergi mi ka qely, e smi ka lane
Tash do ti kallxoj gjithkujne, Zukenbergi mi ka qely e smi ka lane

30 Like ne ramazan e, as skom bo e as sem kan bo-e
Kur vjen dita e bajramit, bashk me lalen bojim check in ne xhamie
Shtrohet silla e bajramit, bashk me lalen bojim tagg ne foto tu pi raki-e

O moj llajk, moj llajk i facebookit, ti qe bohesh per mja cell naj rrushit
O moj llajk moj bukuroshe, ju rrit njerzve menen qoshe en qoshe
O moj llajk moj bukuroshe, ju rrit njerzve menen qoshe en qoshe

Morra vesh qe m’ki qelye, gjysme ore prejt Twitter-it
Te lutem mos me i harrue, poket e beqarise
Te lutem mos me i harrue, poket e beqarise

***

Pos këtyre teksteve, ai ka nisur që titujt e disa këngëve nga gjuhët e huaja që gjenden në “Youtybe” t’i përkthejë në “gjakovarçe”.

kenget-ikenget-i1

E për fund, një pjesë nga filmi i mirënjohur “Taken”./radiogjakova/

taken-ideal