.
Published On: Fri, Jan 5th, 2018

Nagavci, trajner i ri i Dritës

Share This
Tags

Ish-hendbollisti dhe trajneri i mirënjohur gjakovar, Lulzim Nagavci, nga dita e premtja ka marrë drejtimin e Dritës së Gjilanit, anëtare e Superligës së hendbollit të Kosovës.

Nagavci që në stinorin vjeshtor ka drejtuar Vëllaznimin do të qëndrojë tek Drita deri në përfundim të kampionatit.

“Kemi arritur marrëveshjen për gjysmë sezoni. Gjasat janë që të përforcohemi me lojtarë cilësorë. Synimet me Dritën janë që ta sigurojmë një vend që dërgon në Kupat e Evropës”, ka deklaruar Nagavci.