Në Gjakovë është zhvilluar gara kampionatit në qiklizem
Dje në Gjakovë është zhvilluar gara e parafundit në kuadër të kampionatit ekipor në kronometër të Kosovës në qiklizem për këte vit. Në shtegun e gjatë 32 kilometra fituese doli ekipi i Kastriotit nga Ferizaj i cili në radhët e veta kishte qiklist që garojnë në kampionatin italian. Koha e ekipit fitues ishte 45 minuta e 34 sekonda.
Në vendin e dytë u plasua ekipi nikoqir “Gjakova 137” qiklistët e të cilit ekip, shtegun e kaluan për 46 minuta e 54 sekonda , ndërkohë që në vendin e tretë u gjendën qiklistët nga kryeqendra anëtarë të klubit “As Prishtina me rrezulltat 47 minuta e 50 sekonda.
Lidhur me kampionatin e sivjetëm të Kosovës në qiklizëm, kryetari Federatës së Qiklizmit Avni Nuha ka thënë se ka munguar mbështetja e ekipeve nga institucionet komunale.
Në anën tjetër, nikoqiri, kryetari i Klubit Qiklistik “Gjakova 137, Njazi Berisha, është shprehur se Gjakova ka vazhduar me traditën e organizimit të mirë të kësaj gare.
Kampioni i shumfisht i Kosovës, në konkurencën individuale Alban Delia nga Gjakova 137, ka thënë se qiklistët nga Italia e kanë bërë këte garë më interesante.
Marrë në tërësi, gara e parafundit e kampionatit të Kosovës në Qiklizëm ka treguar rrezulltate të mira ndërkohë që pos tri ekipeve fituese pjesëmarrës në garën në Gjakovë ishin edhe ekipet Prishtina dhe Prizreni