Një sulmues shkodran përforcon Vëllaznimin
Gjakovë- Futbollisti shkodran Fatjon Kiri mund të jetë përforcimi i radhës për klubin e futbollit Vëllaznimi. Kiri i cili luan si sulmues nga dita e mërkurë është në provë te klubi gjakovar, ndërsa mësohet se pas një jave do të jetë trajneri Ajet Shosholli që do të vendos se a do të qëndrojë ai në Gjakovë apo jo.
Ndryshe, Kiri ka qenë futbollist i klubit të futbollit “Ada” nga Velipoja, ndërsa ka përvojë edhe në futbollin kosovar. Së fundmi ai ka luajtur për klubin e futbollit Dukagjini të Klinës, me të cilët mësohet se është ndarë për çështje financiare. Sipas njohësve të futbollit që i kanë përcjellë nga afër ndeshjet e Kirit, bëhet fjalë për një futbollist mjaft të talentuar dhe një sulmues të rrezikshëm para postës kundërshtare./radiogjakova/










