Nuk mbahet koncerti për nder të Vëllaznimit
Koncerti i planifikuar të mbahet të mërkurën mbrëma nga Drejtoria e Kulturës për të mbështetur ekipin e qytetit Vëllaznimi, nuk është mbajtur.
Shkas ka qenë numri i vogël i spektatorëve të mbledhur në stadiumin e qytetit.
Vëllaznimi po ballafaqohet me probleme financiare ndaj kjo ishte iniciativë për të tejkaluar sadopak këto probleme që po e ndjekin skuadrën në këtë vit kur kremton 90-vjetorin e themelimit./radiogjakova/