.
Published On: Mon, Aug 7th, 2017

Panuccit i shkon “dëm” udhëtimi për të ndjekur Abrashin

Share This
Tags

Dëshira për t’u prezantuar nga afër dhe për të takuar lojtarët përpara se të vijnë në grumbullim ka bërë që trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci të nisë turin e fluturimeve nëpër Europë.

Destinacioni i radhës për trajnerin kuqezi ka qenë Fraiburgu, ku skuadra e qytetit ka zhvilluar një ndeshje testuese me Torinon.

Vetëm tri ditë më parë, ky ekip u eliminua në Europa Ligë dhe Amir Abrashi ishte në fushë përgjatë 90 minutave. Kjo ka bërë që mesfushori i përfaqësueses ta niste takimin vetëm pas minutës së 83-të.

Në këtë mënyrë, vizita e trajnerit të Kombëtares në stadium ka shërbyer vetëm për takimin dhe për të folur me lojtarin, pasi në fushë ka pasur mundësi të shohë pak./ps/