.
Published On: Fri, Jun 19th, 2015

Pas 9 viteve kontribut për Vëllaznimin Robert Gjeraj pritet të largohet nga klubi

Share This
Tags

robert-gjerajRobert Gjeraj pritet të largohet nga Vëllaznimi, klub për të cilin dha kontribut të jashtëzakonshëm gjatë 9 viteve shkuara. Këtë e ka bërë të ditur vet futbollisti, i cili ka njoftuar se gjasat për largimin e tij janë maksimale. Megjithatë, Gjeraj është i zhgënjyer me mënyrën se si po largohet nga Vëllaznimi, pasi gjatë tërë kohës thotë të ketë menduar një tjetër largim.

E ndonëse zyrtarisht ai nuk ka njoftuar për të ardhmen e tij, jozyrtarisht mësohet se Gjeraj ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin e vendlindjes së tij, Lirinë e Prizrenit. Nga ana tjetër, nga klubi gjakovar pritet të largohet edhe trajneri i deritashëm Genc Hoxha.

Hoxha ka bërë të ditur se gjasat për tu larguar nga klubi rriten edhe më shumë nëse në këtë klub do të qëndrojë kryesia aktuale. Edhe Hoxha nuk ka ndonjë agjendë të caktuar në të ardhmen, por mësohet se i njejti është në negociata të vazhdueshme më klubin Futbollistik “Istogu”, klub që pritet ta drejtoj sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, nuk dihet fati edhe i shumë futbollistëve tjerë të Vëllaznimit, pasi kryesia ka paralajmëruar se disa prej tyre do të ndëshkohen për bojkotimin e ndeshjes kampionale disa javë më parë.