.
Published On: Tue, Jun 6th, 2017

Përfundon kontrata, Egzon Gashi mund të largohet nga Vëllaznimi

Share This
Tags

Vëllaznimi rrezikon të humbasë shërbimet e sulmuesit Egzon Gashi për sezonin e ri në Superligë.

Gashi, që u shpall golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë me 20 gola të realizuar, tashmë është futbollist i lirë pasi kontrata me kuqezinjtë i ka skaduar.

Radio Gjakova ka kuptuar se në drejtim të sulmuesit kanë ardhur dy oferta nga dy skuadra të ndryshme, por ai preferon të mbajë veshur fanelën e Vëllaznimit.

Gashi pritet të bisedojë me drejtuesit dhe trajnerin e Vëllaznimit për të kuptuar nëse ai bën pjesë në planet e skuadrës për sezonin e ri.

Varësisht nga ky takim, ai pritet të marrë edhe një vendim nëse duhet të qëndrojë apo jo në Gjakovë./radiogjakova/