Përgatitjet për UEFA Futsal Cup, Liburni miqësore me Shkupin
Skuadra e futsallit, Liburni, po vazhdon përgatitjet intensive për UEFA Futsal Cup.
Për këtë qëllim, të mërkurën prej orës 19:30 në Palestrën e Sporteve “Shani Nushi” do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj një tjetër skuadre shqiptare, atë të Shkupit që është kampione e Maqedonisë në futsall.
Ashtu sikurse Liburni, edhe Shkupi do të marrë pjesë në kompeticionin europian UEFA Futsal Cup, madje këto dy skuadra do të mund të përballeshin me njëra-tjetrën në rast se kalojnë raundin parakualifikues.
Garat për këtë kompeticion europian mbahen në Luksemburg nga data 21 gusht./radiogjakova/