.
Published On: Tue, Jun 20th, 2017

Përplasje Kusari-Munishi për financat e Vëllaznimit

Share This
Tags

Kryetarja e komunës, Mimoza Kusari Lila dhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport Meriton Ferizi kanë reaguar ndaj deklaratave të trajnerit të ri të Vëllaznimit, Ismet Munishi.

Munishi në një televizion qendror ka akuzuar Komunën e Gjakovës se nuk ka mbështetur sa duhet klubin e futbollit Vëllaznimi, ndërsa ka kërkuar vëmendje më të madhe të komunës në të ardhmën.

Munishi madje ka shkuar edhe më larg, duke thënë se fati i kryetarit të komunës në të ardhmen është i lidhur me klubin e futbollit Vëllaznimi dhe përkrahjen e tij.

Për këto deklarata të Munishit ka reguar menjëherë kryetarja Kusari Lila, e cila i ka bërë të ditur trajnerit të ri të Vëllaznimit se Komuna e Gjakovës çdo vit mbështet klubin, ndërsa i ka ofruar edhe shifra.

“Tash ti që do ta udhëheqësh klubin në Superligë, sigurohu që e mban aty dhe mësoje një rregull bazë, Ti mund ti bësh rregullat në klub, por në Komunë, politikat e sportit dhe rregullat tjera i bëj UNË me bashkëpunëtorët e mi”, ka shkruar Kusari Lila./radiogjakova/