Prishtina kthehet në Gjakovë, vijon përgatitjet për EL
Skuadra e futbollit Prishtina është rikthyer në Gjakovë për të vijuar përgatitjet për Ligën e Europës.
Ndryshe nga hera e parë kur qëndruan për një javë, bardhekaltrit këtë herë do të qëndrojnë më shkurt.
Futbollistët kryeqytetas po stërviten në stadiumin e qytetit si dhe në fushën me bari sintetik pas pallatit të sportit “Shani Nushi”.
Të shtunën udhëtojnë për në Laç ku do të zhvillojnë ndeshjen miqësore ndaj Partizanit të Tiranës. Kjo do të jetë edhe prova e fundit para raundit të parë eliminator në Ligën e Europës./radiogjakova/