.
Published On: Sat, Jun 17th, 2017

Prishtina lë Gjakovën, futbollistët vizitojnë Ferdonije Qerkezin

Share This
Tags

Futbollistët e Prishtinës janë përkujdesur për një gjest shembullor gjatë ditës së premte.

Gjatë qëndrimit të tyre në Gjakovë, ku po zhvillonin fazën përgatitore për garat ndërkombëtare, kanë vizituar Ferdonije Qerkezin, nëna e cila gjatë luftës humbi katër djem.

“Sot në vizit te nëna qëndresë, nëna heroike e Kosovës Ferdonije Qekrezi e cila ka humbur 4 djemët dhe burrin e saj gjatë luftës në Kosovë nga forcat kriminale serbe”, kanë publikuar foto lojtarët në Facebook.

Paraditen e se shtunës, skuadra e Prishtinës zhvilloi seancen e fundit stërvitore në Gjakovë. Kryeqytetasit do të largohen drejt Obiliqit për miqësoren me Kosovën U19.

Mësohet se bardhekaltrit do të kthehen sërish në Gjakovë javën e ardhshme për të vijuar përgatitjet.