.
Published On: Wed, Oct 11th, 2017

Prishtina mposht Vëllaznimin, gjyqtari bëhet protagonist

Share This
Tags

Prishtina mposhti 1-0 Vëllaznimin në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Supërligës së Kosovës në futboll. Goli erdhi në minutën e fundit, kur gjyqtari kryesor dha një goditje dënimi fare pranë zonës së kuqezinjve të cilën e shfrytëzuan shumë mirë kryeqytetasit për të shënuar golin e fitores.

Pikërisht këtu nisi edhe nervozizmi i skuadrës gjakovare të cilët patën ankesa për shkak se gjyqtari kryesor nuk e akordoi një faull për Vëllaznimin para se të ndalonte atë për Prishtinën. Për shkak edhe të protestave, u përjashtua edhe trajneri i ekipit gjakovar Ismet Munishi.

Marrë në tërësi, ndeshja në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nuk prodhoi shumë raste shënimi, me ekipin gjakovar që kërkonte të merrte të paktën një pikë.

Pas 9 javësh, Vëllaznimi ka grumbulluar 12 pikë dhe renditet në vendin e 8. Ndeshjen e ardhshme, Vëllaznimi e luan në fundjavë në Gjakovë ku pret skuadrën e Dritës./radiogjakova/