.
Published On: Mon, Sep 22nd, 2014

Pritja “speciale” e Prisht…inës

Share This
Tags

tifozi-thikaDerbi i dy skuadrave rivale ndër më të vjetrat në Kosovë, Prishtinës dhe Vëllaznimit ka përfunduar pa fitues 1 me 1, me të dyja golat që u shënuan nga pika e bardhë. Pas kësaj ndeshje kanë reaguar kryesia e Vëllaznimit dhe ajo e tifozëve Kuqezinjtë e Jakovës.

Në komunikatën e kryesisë së klubit flitet pos tjerash për organizimin shumë të mirë që është bë nga ana e nikoqirit, klubit Prishtina si dhe mikpritjen për çka falënderohet publikisht.

“Kjo ndeshje dëshmoi edhe një herë se, pavarësisht rivalitetit të përhershëm, Prishtina dhe Vëllaznimi janë dy klube që kultivojnë raporte të mira sportive, dhe jemi të bindur se kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit gjakovarë duke e gjykuar ashpër atë që ndodhi në pushimin ndërmjet dy pjesëve, në afërsi të hyrjes në stadium nga ana veriore, kur tre simpatizues të Vëllaznimit  janë sulmuar me thikë nga një grup i pandërgjegjshëm i të rinjve që janë prezantuar si simpatizues të Prishtinës.

Për shkak të lëndimeve mjaft serioze që kanë marrë nga kjo therje, tre simpatizuesit kanë qenë të detyruar që t’i nënshtrohen intervenimit mjekësor.

Ndërkaq në reagimin e Kuqezinjve të Jakovës kritikohet sjellja e tifozëve prishtinas si dhe klubi i Prishtinës të cilët, sipas tyre, duhet të ishin më të kujdesshëm në pjesën e sigurisë./radiogjakova/