.

R A D I O F E S T 2 0 1 2 – edicioni i VIII-të

Posted By rdiogjk On Wednesday, April 10th, 2013 With 0 Comments

100-vjet

Më 17 nëntor 2012 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi’ në Gjakovë është mbajtur edicioni i tetë i festivalit mbarëkombëtar të radiostacioneve “RADIOFEST”.

Festivali tradicional  i radiove shqiptare në vitin e tetë të saj mblodhi 22 radio që konkurruan me krijimtaritë radiofonike në reportazh dhe spote publicitare.

Me një program kulturo-artistik me këngë e humor, janë kumtuar dhe radiot fituese. Juria profesionale ishte në përbërje të  gazetarëve shumëvjeçar si: Milazim Koci, Fatmir Bujupi,dhe Besiana Krasniqi.Tematika e reportazheve të festivalit ishte 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

Juria profesionale pos tri çmimeve kryesore ndau dhe mirënjohje tjera për realizimet teknike, idetë dhe zërat më të mirë radiofonik.

Manifestimi qendror “Radiofest 8”, që u ngjyros me ngjyrat kuq e zi për shkak të festës së 100-vjetorit të shtetit shqiptar,  u mbështet nga Kuvendi Komunal i Gjakovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bashkë me sponsorët tjerë.

ÇMIMET NË “RADIOFEST ‘12”

Kategoria: RADIOREPORTAZH

Çmimi i I-rë: RADIO THERANDA
Emërtimi: NGRITJA E FLAMURIT NE SUHAREKE ME 8 NENTOR 1968

Çmimi i II-të: RADIO SHKODRA
Emërtimi: NJË KËRKESË E HERSHME PËR PAVARËSI, autor:

Çmimi i III-të: RADIO KOSOVA (Prishtinë)
Emërtimi: KTHIMI I GJENERALIT ME QELESHE TE BARDHE

Çmimi për ide: RADIO PEJA
Çmimi për tekst: RADIO VALE E KALTER (Vlorë)
Çmimi për realizim teknik: RADIO TIRANA
Çmimi për zë femre: RADIO KOSOVA
Çmimi për zë mashkulli: RADIO KUKËSI
Çmimi i nikoqirit: RADIO LUSHNJA

Kategoria: RADIOMARKETING-PUBLICITET

Çmimi i I-rë: RADIO KLEA (Elbasan)

Çmimi i II-të: RADIO SARANDA

Çmimi i III-të: RADIO FONTANA (Istog)

Çmimi për ide: RADIO DUKAGJINI
Çmimi për tekst: RADIO FIERI
Çmimi për realizim teknik: RADIO YLBERI (Mitrovicë)
Çmimi për zë femre: RADIO SHKODRA
Çmimi për zë mashkulli: RADIO VALË E KALTER (Vlorë)
Çmimi nikoqirit: RADIO HELIX  (Prizren)

ÇMIMI DAVID CHATER – gazetari më i mirë

VANGJEL SAKO (Radio Valë e Kalter – Vlorë)

Foto galeria

[nggallery id=2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *