Riaktivizohet klubi i futbollit të femrave
Viteve të fundit futbolli, sporti më i popullarizuar nuk është atraktiv vetëm për djemtë.
Femrat po tregohen futbolliste të shkëlqyera, prandaj edhe garat në këtë konkurrencë gjithnjë e më tepër po bëhen atraktive.
Për çudi, Gjakova e njohur për tradiën për futbollin nuk e ka pasur në gara skuadrën e femrave në futboll tash e 4 vite.
Këtë verë, klubi i futbollit Jakova është në përgatitje të riaktivizimit të skuadrës së futbollit për femra.
Ky klub, në edicionin e ri do të startojë në Superligën e futbollit të Kosovës, ndërsa drejtuesit e klubit kanë ftuar të gjitha vajzat e interesuara për t’u bërë pjesë e skuadrës./radiogjakova/