.
Published On: Wed, Mar 11th, 2015

Rreth 3500 € për KF e KH Vëllaznimin

Share This
Tags

vellaznimi-tifozetPas koncertit humanitar të mbajtur në Gjakovë, tifo-grupi “Kuqezinjët e Jakovës” iu ka dorëzuar mjetet financiare klubit futbollisitk Vëllaznimi dhe klubit hendbollistik Vëllaznimi.

Grupi gjakovar ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare në Facebook se 2443 euro janë ndarë për klubin e futbollit ndërsa 1001 euro për klubin e hendbollit.

Ata i kanë falënderuar njëkohësisht qytetarët për pjesëmarrjen në koncert, duke shpresuar që kjo iniciativë ta përmirësojë sado pak gjendjen e vështirë financiare në këto dy klube.