Shuhet kampioni Sali Gërqina
Një person është hedhur në ujë nga bregu tek Ura e Fshejtë pasditen e së martës në Gjakovë.
Dyshohet se ka humbur jetën tragjikisht, kampioni i shumëfishtë i kërcimit nga Ura e Fshejt Sali Riza Gërqina.
Njësitet speciale të Policisë së Kosovës gjenden në vendin e ngjarjes dhe në kërkim të trupit të pajetë për të bërë identifikimin e personit të dyshuar.