Superliga, Vëllaznimi e nis me këmbë të mbarë, fiton ndaj Lirisë
Mbi 3500 adhurues të futbollit e kanë ndjekur të dielën ndeshjen hapëse të kampionatit të ri të Superligës së futbollit të Kosovës që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjakovë ku Vëllaznimi shënoi fitore 1-0 ndaj Lirisë së Prizrenit.
Me këtë ndeshje u rikthye përsëri atmosfera e futbollit në Gjakovë me tifozerinë e zjarrtë që e ndoqi nga fillimi deri në fund.
Kapiteni i skuadrës gjakovare Albutrint Morina shënoi golin e vetëm në minutën e 28 dhe bëri që Vëllaznimi ta nisë rrugëtimin në Superligë me këmbë të mbarë.
Të gjithë futbollistët dhanë maksimumin para një skuadre shumë cilësore të Lirisë e cila rrezikoi në disa raste duke atakuar seriozisht portën në minutën e 66 kur shtylla transversale e Muhaxherit shpëtoi barazimin.
Portieri gjakovar disa minuta më pas mbrojti një gol të sgurt pasi u gjend përball me sulmuesin prizrenas.
Javën e ardhshme Vëllaznimi luan në Skenderaj me Drenicën.