Tirron Mamusha i 11-ti në garën e triatlanit në Shirokë
Sportisti gjakovar Tirron Mamusha së bashku me edhe disa sportistë të tjerë të klubit “Gërmia555” mori pjesë në garën e triatlanit që u mbajt në Shirokë të Shkodrës.
Triatlani Labeat përbëhej nga disiplinat sportive 750 metra not, 10 kilometra biçikletë dhe 5 kilometra vrapim.
Të gjitha garat Mamusha i përfundoi në kohën 59 minuta e 32 sekonda duke u renditur i 11 në klasifikimin e përgjithshëm, rezultat më i mirë nga të gjithë sportistët kosovarë.
Në këtë kompeticion shumë atraktiv dhe të veçantë kishte edhe garues nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Hungaria.
Mamusha dhe klubi “Gërmia555” janë të parët që marrin pjesë në një ngjarje të tillë sportive si përfaqësues të Kosovës./radiogjakova/