.
Published On: Sat, Aug 12th, 2017

Turniri në Maqedoni, Yjet e Gjakovës fitojnë dy ndeshjet e para

Share This
Tags

Klubi i futbollit Yjet e Gjakovës të moshave U-13 ka fituar dy takimet e para gjatë turneut “Fari Play Cup” që po mbahet në Ohër të Maqedonisë.

Ekipi i të rinjëve gjakovarë kanë mundur në takimin e parë bashkëmoshtarët e skuadrës Eurosport me rezultat 3:1.

Ndërsa edhe në takmin e dytë kanë qenë bindshëm më të mirë se moshatarët e tyre të ekipit Bregallnica të cilët i kanë mposhtuar me rezultat 4:0.

Të shtunën, në ditën e dytë të turneut Yjet e Gjakovës, në orare të ndryshme do të përballën me ekipin e Flamurtarit si dhe me skuadrën e Young Boys./radiogjakova/