UEFA i dërgon ftesën zyrtare, Liburni në Europë
Federata Europiane e Futbollit, UEFA, edhe zyrtarisht i ka dërguar ftesë klubit gjakovar të futsallit, Liburn, për pjesëmarrje në kompeticionin UEFA Futsal Cup.
Liburni do të kuptojë emrin e kundërshtarit me datë 6 korrik, kur në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për kompeticionin prestigjioz europian.
Kryetari i klubit, Abza Beqa, tha se ëndrra për të përfaqësuar qytetin dhe sportin e Gjakovës në arenën ndërkombëtare tani është realitet dhe ndihen krenar për këtë arritje./radiogjakova/