.
Published On: Tue, Sep 3rd, 2013

Vali i dashuruar në… muzikën

Share This
Tags

vali-kuqiVali Kuqin e njohim fillimisht si këngëtarë i cili ka interpretuar në festivale të ndryshme për fëmijë ku dhe u shpërblye me çmime të shumta. Vjen nga një familje këngëtarësh të cilët ndikojnë pozitivisht për të vazhduar rrugëtimin drejt një karriere të sukseshme.

Babai tij, Zeqë Kuqi është emër i njohur i muzikës popullore, ndërsa peshë të njejtë në muziken shqiptare çon edhe emri i së motrës, Yllka Kuqi.

Vali studion në vitin e dytë në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega kompozicion. Në një intervistë për portalin tonë, ai nuk ngurron të na tregojë për jetën dhe lidhjen e afërt me muzikën.

RGJ: Si dhe kur nisi rruga e këngës tek Vali?
Vali Kuqi: Rruga ime e muzikës ka filluar qysh në moshën 3 vjeçare ku kam kënduar gjithmonë këngët e babit dhe jam dalluar si femijë me deshirë shumë të madhe për të kënduar dhe për të dëgjuar muzikë.

RGJ: Sa ka pasur ndikim familja në këtë aspekt?
Vali Kuqi: Familja ka pasur ndikim të madh dhe ndihem me fat që kam një familje që beson në talentin tim dhe më perkrahin në çfarëdo lloj forme qoftë material apo morale.

RGJ: A ju bënë të ndiheni më i sigurt në skenë kur pos zërit si armë të fortë, jeni dhe biri i njërit prej këngëtarëve të njohur të muzikës shqipe?
Vali Kuqi : Pavarësisht që babi ka ndjekur një rrymë muzikore në të cilën për momentin nuk e gjej veten, unë gjithmonë e kam ndjekur me ëndje e ka qenë idhulli im i parë. Përveç vokalit, nga babai kam trashëguar dhe ndjenjen e të ndjehurit mirë në skenë dhe dashurinë për të.

RGJ: Ju vijoni studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, sa ka qenë e veshtirë të arrish aty?
Vali Kuqi: Unë kam qenë në gjimnaz në shkollen e mesme. Deri në vitin e fundit ambiciet e mia ishin që të bëhesha mjek, pra profesionin e vërtetë të babait tim, mirëpo me kohë e kuptova që një dhuratë që e kam nga Zoti dhe një dashuri aq të madhe për muzikën është mëkat nëse nuk e zhvilloi dhe t’a perfeksionoj duke e studiuar atë. U desh punë e madhe për të arritur nivelin për t’u në akademi mirëpo arrita më shumë vullnet dhe pasion. Tani jam në vitin e dytë në Akademinë e Muzikës, dega kompozicion dhe çdo ditë e më tepër po më pelqen puna e kompozitorit.

RGJ: Sa jeni ambientuar me jetën në Tiranë ?
Vali Kuqi: Tirana është kryeqyteti shqiptar dhe si çdo qytet i madh ka të metat e veta, ashtu si ka dhe përparesitë, mirëpo unë jam ambientuar shumë mirë deri më tani.

RGJ: Deri më tani cili ka qenë çelësi i sukseseve tuaja?
Vali Kuqi: Çelësi i çdo suksesi është puna shumë e madhe dhe pasioni. Unë po punoj shumë, po ndihem mirë me atë që e bëj dhe shpresoj që të kem suksese në të ardhmen.

RGJ: Cilat janë planet tuaja në aspektin muzikor, çfarë mund të presë publiku nga ju?
Vali Kuqi: Jam duke punuar në një projekt që shumë shpejt do të jetë i kompletuar. Njërezit që pelqejnë muzikën time, zërin tim, ju premtojë që gjithmonë do të ketë projekte dhe muzikë të punuar me shumë shije dhe përkushtim.

RGJ: Përpos muzikës me çfarë tjetër merret Vali?
Vali Kuqi: Më pëlqen shumë sporti, sidomos futbolli. Kur kam kohë luaj futboll dhe gjithashtu merrem me fitnes. Më pelqejnë gjithashtu edhe filmat, jam adhurues i flakët i tyre, po ashtu lexoj shumë (një tjetër gjë e trashëguar nga babi haha).

RGJ: Si e kalon Vali një ditë të zakonshme?
Vali Kuqi: Kohët e fundit nuk kam obligime në fakultet kështu që po e shfrytëzojë kohën për të punuar këngë për vete. I kushtojë shumë kohë familjes dhe shoqerisë. Mundohem që të paktën një pjesë të ditës t ‘ju kushtojë këtyre të fundit. Kjo është dita ime e zakonshme.

RGJ: Jeta private?
Vali Kuqi: Jam tip shumë energjik, më pëlqen të kaloj kohë me shoqëri, më pëlqen që njerëzit të njohin anën time të brendshme, si karakter, si personalitet, jo vetëm faktin që këndojë…si përfundim jam “single”.

RGJ: Mesazhi për gjithë lexuesit e portalit të Radio Gjakovës?
Vali Kuqi: Ju falenderojë shumë për përkrahjen, vazhdoni të degjoni muzikën time sepse nuk do të ju zhgënjejë asnjëherë. /radiogjakova/

Albana Curri