.
Published On: Fri, Aug 11th, 2017

Vandalizëm në “Ali Podrimja”, shkatërrohet rrethimi e vidhet frigoriferi

Share This
Tags

Persona të papërgjegjshëm dhe vandalë vazhdojnë ta kenë si cak Parkun Kulturor “Ali Podrimja”.

Të premten, kamerat kanë fiksuar dy persona duke marrë frigoriferin që përdoret për ftohjen e pijeve që shiten gjatë netëve kur ka aktivitete.

Përkundër përpjekjeve të këtyre personave për të mbuluar kamerat, ata janë kapur nga të tjerat që gjenden në këtë zonë.

Po ashtu, hapësira rreth këtij parku, përfshirë rrethimin, po vazhdon të dëmtohet.

Policia e Kosovës menjëherë ka nisur me hetimin e rastit dhe pritet që këta persona të dalin para drejtësisë./radiogjakova/