.
Published On: Thu, Sep 4th, 2014

Vëllaznimi barazon me Istogun

Share This
Tags

vellaznimi-Vëllaznimi arriti që në Istog të nxjerrë një pikë të vlefshme në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së futbollit të Kosovës që u zhvillua këtë mesjavë.

“Kuqezinjtë” kanë mundur që në Gjakovë të kthehen edhe me gjah të plotë, pasi ka avancuar me golin e Mevlan Zekës dhe pas dy golave të pranuar ka arritur të barazoi përmes Yll Myrtës duke krijuar pastaj edhe disa raste të volitshme shënimi.

Sidoqoftë edhe barazimi është i mirëseardhur pas humbjes në teren të vet me Hajvalinë. Xhiroja e pestë zhvillohet javën tjetër pasi këtë fundjavë me 7 shtator në Prishtinë,  luan përfaqësuesja e Kosovës miqësoren e radhës ndërkombëtare kundër Omanit./radiogjakova/