Vëllaznimi dimëron si i pari në tabelë
Gjakovë- Vëllaznimi e ka përmbyllur stinorin vjeshtor të Ligës së Parë futbollistike të Kosovës me fitore minimale 1 me 0 në lojë me Ballkanin dhe me fitoren e dhjetë me radhë ka mbajtur pozitën e parë me 36 pikë të tubuara.
Fitorja bëhet akoma më e vlefshme për faktin se u aktivizuan pothuajse gjysma e skuadrës nga futbollistë të rinj në mungesë të Dylazekës, Morines, Bushajt, Tetricës për shkak të kartonëve dhe Buqajt për shkak të lëndimit.
Golashënues i vetëm në ndeshje ishte Mevlan Zeka në minurtën e 13’, kur nga krahu i majtë ka marrë një krosim të Kasapit, Zeka nuk e pati vështirë ta mposhtë portierin mysafir Beqiraj.
Vëllaznimi ka pasur edhe shumë raste të tjera shënimi por që në momentet e fundit mungonin realizimet. Pa raste nuk ishin as futbollistët e Ballkanit, të cilët në pjesën e parë goditen edhe shtyllen pingule të Muhaxherit.
Adhuruesit e futbollit, rreth një mijë, edhe pse në mot të ftohtë duatrokitën angazhimin dhe sukseset e Vëllaznimit në këtë pjesë të kampionatit. Pason pushimi dimëror për të nisur përgatitjet në muajin shkurt për stinorin pranveror kur Vëllaznimi fillon garat me katër pikë më shumë se skuadra e dytë në tabel, Istogu./radiogjakova/