Vëllaznimi e nis nga mbrojtja, merr Samir Sahitin
Samir Sahiti është përforcimi i parë i skuadrës së Vëllaznimit.
Pas emërimit të trajnerit të ri dhe rinovimet me lojtarët të cilët kanë mbajtur barrën më të madhe sezonin e kaluar, kuqezinjtë tashmë kanë nisur te jenë aktivë edhe në afatin kalimtar.
Sahiti ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, ndërsa luan si mbrojtës i djathtë. Sezonin e kaluar ai u akitivizua me klubin e Mitrovicës, Trepça. /radiogjakova/